12 KESHILLA PER TE KRIJUAR NJE KOPERTINE TE MREKULLUESHME

Image

1.Përmbajtja është celësi I kopertinës.Edhe me kopertinën më të bukur,më tërheqëse,nëse nuk ka përmbajtje nuk do funksionojë.Është e rëndësishme të kesh një përmbajtje që ta ndërthurësh me kopertinën.

2. Njerëzit blejnë emocionalisht, e më pas arsyetojnë vendimet e tyre logjikisht. Një kopertinë  e mirë duhet të provokojë një nga këto 6 emocione : dashuria, gëzimi, surpriza, zemërimi, frika apo interesi.

3.Ndërmerrni disa rreziqe teksa jeni duke krijuar një kopertinë.Nuk ekziston një gjë e tillë  si publicitet i keq.Nëse njerëzit flasin për të,e mirë apo e keqe… Është e mirë.

4.Përdorni doza të bollshme të hapësirës së bardhë,pasi është dicka shumë pozitive.E bën kopertinën të duket jo shumë e ngarkuar dhe tërheq vëmendjen tek linjat e forta dhe fotot dalin më në pah.

5.Përdorni vetëm dy tipe fontesh. Kjo shton një interes dhe lejon për diferencimin midis pjesëve të ndryshme të tekstit, por edhe nuk i trullos lexuesit.

6. Fotografia shet më mirë se ilustrimi.Fotot e mrekullueshme janë më të lehta të thuhen se sa të bëhën,por asgjë nuk i mund në kopertinë.

7.Është e rëndësishme për një kopertinë te kujtojë se ështe duke konkuruar në treg me qindra të tjera,ndaj duhet të komunikojë qartë dhe efektivisht se çfarë duhet të presë  lexuesi.

8. Përdorimi numrave. “10 njerëzit më të pasur në botë” funksionon më mirë se “Disa njerëz të pasur.” Dhe edhe në qoftë se numri është totalisht i rastit, ai funksionon. Kush nuk do të donte të merrte një revistë premtuese “327 trende të modës”??

Posted on March 26, 2013, in Tutorial. Bookmark the permalink. Leave a comment.

Leave a comment