PHOTOSHOP TOOLS

Ky eshte nje tutorial per tu njohur me panelin e veglave (Tools) te photoshop me nje pershkrim per cdo funksion te ketyre veglave.Ky tutorial eshte shume i mire per ata qe sapo kane marre nje kopje te photoshop dhe s’ja kane idene se si ta perdorin po rnjekohesisht kane degjuar qe photoshop ben mrekullira dhe mezi presin qe ta mesojne.

Le te fillojme me veglen(Tool-in) e pare pa humbur kohe.Meqe juve do t’iu duhet ti mesoni veglat me termin anglisht sepse photoshop ne shqip nuk ka, une po jap titullin  e vegles ne anglisht dhe perkthimin anash ne shqip gjithashtu komplet pershkrimin ne shqip. Cdo vegel do kete shortcut-in ose komanden e shkurter per te zgjedhur kete vegel te paraqitur ne kllapa().

tool_basics1

RectangularMarquee Tool (M) – Vegla e seleksionimit katror

Perdoreni kete vegel ne imazhin tuaj per te bere nje selektim ose perzgjedhje te nje pjese te imazhit ne forme katrore. Ky selektim ben qe vetem siperfaqja e imazhit qe selektohet te jete e modifikueshme nga veglat e tjera te photoshop si psh peneli.Duke mbajtur shtypur butonin[Shift] ne te njejten kohe qe rreshkisni mousin per te selektuar(perzgjedhur) ju keni mundesi te perzgjidhni ne formen  e nje katrori perfekt.Nqs mbani shtypur butonin [Alt] ne te njejten kohe qe rreshkisni per te perzgjedhur, kjo ben qe qendra e drejtkendeshit te selektuar te vendoset aty ku filloi kursori te rreshkiste.

tool_basics2

MoveTool (V) – Vegla e levizjes

Perdoreni kete vegel per te levizur gjerat ne photoshop. Zakonish tajo perdoret per te levizur nje shtrese (Layer) pasi ajo eshte vendosur. Mbani shtypur butonin [Shift] per te limituar levizjet vertikalisht dhe horizontalisht. Sic e shikoni shortcut-i per te zgjedhur kete vegel eshte shkronja (M) ne tastjere.

tool_basics3

PolygonLasso Tool (L) – Laku ne forme poligoni

Ok, ky duhet te ishte vegla e lakut por meqe une perdor lakun ne forme poligoni (PolygonLasso Tool ) qe ndodhet ne te njejten menu me veglen e lakut (LassoTool) mjafton ta mbash te shtypur kete buton qe te shfaqet. Perdoreni kete vegel per te vizatuar selektime jo me ne forme katrore si me siper por ne cfaredo forme qe tju pelqeje. Per te mbyllur selektimin mjafton te klikoni tek pika e fillimit (do ta shihni kursorin te ndryshoje kur te jeni mbi kete pike) ose thjesht beni nje dopio klik. Kur mbani te shtypur butonin[Ctrl] ne tastiere  ju shikoni qe kursori ndryshon dhe heren tjeter qe klikoni selektimi juaj do te mbyllet.

tool_basics4

MagicWand Tool(W) – Vegla e shkopit Magjik

Perdoreni kete vegel per te selektuar nje spekter ngjyre. Ajo do te selektoje nje ngjyre te caktuar ne imazhin tuaj bazuar ne vendin ku ju do te klikoni me kete vegel. Ne Barin e opsioneve ju mund te ndryshoni tolerancen qe ta beni selektimin tuaj me shume ose me pak preciz.

tool_basics5

CropTool (C) – Vegla Prerese

Vegla Prerese eshte e ngjashme me veglen e seleksionimit katror [ RectangularMarquee Tool (M)],diferenca eshte se kur shtypni [Enter] ajo e pret imazhin me permasat e katerkendeshit te seleksionuar duke fshire te gjithe pjesen e imazhit qe ishte jashte katerkendeshit.Fshirja nuk eshte e pa kthyeshme sepse ajo mund te kthehet perseri me butonin e kthmit prapa [undo]

tool_basics6

SliceTool (K) – Vegla e prerjes ne feta

Kjo vegel perdoret me shume per ndertimin e faqeve te internetit,ose per ta ndare nje imazh ne imazhe me te vogla.Kjo eshte nje vegel paksa e avancuar dhe meqe ju jeni ketu per te mesuar komandat baze te photoshopit eshte mire qe ta kaloni per kete here kete vegel.

tool_basics7

HealingBrush Tool (J) – Furca e sherimit te imazhit

Kjo vegel eshte me te vertet eshume e nevojshme. Ju mund ta perdorni kete vegel per te riparuar gervishtje ose demtime te fotove. Ajo punon si vegla e furces – Brush tool (shiko me poshte). Ju mund te zgjidhn imadhesine e kursorit dhe pastaj duke mbajtur shtypur butonin [Alt] mund te zgjidhni nje siperfaqe te mire te pa demtuar te imazhit dhe pastaj duke e leshuar butonin [Alt] pikturoni mbi siperfaqen e demtuar te imazhit. Ajo qe ndodh eshte se informacioni kopjohet nga siperfaqja e pare tek siperfaqja e e dyte me formen e furces dhe ne fund informacioni i kopjuar pershtatet dhe shkrihet me imazhin duke korigjuar pjesen e demtuar te fotos.

tool_basics8

BrushTool (B) – Furcja

Kjo eshte vegla e pare, eshte vegla ku photoshop eshte bazuar. Jo tamam po eshte shume bazike. Ajo pikturon mbi imazhin tuaj ne cfaredo ngjyre te keni zgjedhur dhe ne cfaredo permase te furces. Kjo vegel ka shume opsione, por mesohen kollaj.

tool_basics9

CloneStamp Tool (S) –Stampa e klonimit

Kjo eshte shume e ngjashme me furcen e sherimit te imazhit (HealingBrush Tool) me siper. Ju mund ta perdorni ne te njejten menyre,por  i vetmi ndryshim eshte se ne fund te procesit imazhi nuk shkrihet me pjesen tjeter te imazhit. Eshte nje kopje direkte e informacionit nga siperfaqja e pare e zgjedhur tek e dyta. Kur mesoni ti perdorni te dyja keto vegla eshte nje harmoni perfekte.

tool_basics10

HistoryBrush Tool (H)Furcjae Historise

Kjo vegel punon njesoj si Furca (Brush tool) me perjashtim se informacioni qe ajo pikturon merret nga gjendja origjinale e imazhit tuaj.Nese shkoni tek menuja Window>History ju mund te shihni Panelin e Historise se ndryshimeve qe i jane bere imazhit. Furca e historise pikturon me informacion nga cilado gjendje e historise se zgjedhur tek paneli i historise.

tool_basics11

EraserTool (E) – Vegla qe fshin

Kjo eshte vegla e kundert e furces (Brush tool). Funksionon si nje fshirese apo si nje gome dhe fshin informacionin sa here qe ju e beni click and drag –kliko dhe terhiq. Nese jeni duke punuar ne nje shtrese –Layer  kjo vegel do te fshije informacionin duke e kthyer ne transparent. Nese jeni duke punuar ne nje shtrese sfondi – background kjo vegel do te fshije informacionet duke i kthyer ne ngjyren dytesore qe ju keni zgjedhur.

tool_basics12

GradientTool (G) – Vegla e spektrit te ngjyrave

Ju mund ta perdorni kete vegel per te bere nje spekter te gjere ngjyrash ne nje imazh.Ajo mundeson nje njehsim apo nje shkrirje te ngjyres se sfondit me  objektin kryesor apo me pjesen e perparme te imazhit (fotos) ne momentin kur ju beni click and drag –klikoni dhe terhiqni.

tool_basics13

BlurTool (R) – Vegla qe  turbullon imazhin
Vegla blur eshte shume interesante.Ajo i ben imazhet e turbullta, jo te qarta , i erreson.Click and drag – kliko dhe terhiq per te perdorur kete efekt. Sa me shume e beni click and drag – klikoni dhe terhiqni me mouse mbi imazhin e zgjedhur, aq me shume  do te turbullohet dhe erresohet figura qe keni zgjedhur.

tool_basics14

DodgeTool (O) – Vegla qe perdoret per te ndricuar imazhin
Kjo vegel perdoret per te ndricuar dhe per ti dhene drite cdo skaji te figures qe ju deshironi por ketu nuk behet fjale per imazh te zi.Figurat e zeza nuk mund te ndricohen.

Posted on March 27, 2013, in Tutorial and tagged . Bookmark the permalink. Leave a comment.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: